Origjina e alergjive tek fëmijët qëndron tek bakteret që popullojnë zorrën. Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “Nature Communication”, janë disa baktere specifike që favorizojnë shfaqjen e këtyre shqetësimeve tek fëmijët.

Në të kaluarën ishin vrojtuar dhe dalluar disa lloje bakteresh që ndikonin dhe favorizonin alergjitë, por duheshin prova të reja mbi rolin e këtyre mikroorganizmave në rastet specifike. Kësaj here kërkuesit kanë përdorur teknika të avancuara të analizave gjenetike për të patur një konfirmim. Janë identifikuar luhatje në gjendje të ndikonin në strukturën dhe funksionet e mikrobiomës së zorrës, duke u pasuar nga shfaqja e alergjive që kanë lidhje me aparatin e frymëmarrjes por edhe alergji ushqimore.

Zbulimi është mjaft I rëndësishëm pasi mund të hapë rrugën krijimit të strategjive te reja mjekësore për të parandaluar patologjitë alergjike.

Alergjitë sot konsiderohen si një ndër epidemitë e shekullit XXI pasi prekin  rreth 30% të fëmijëve në mbarë botën dhe gjatë 20 viteve të fundit numri i fëmijëve alergjikë është pothuajse trefishuar.

Klan News