Sipas analizimeve dhe të dhënave të përftuara nga misioni Gaia i Agjencisë Hapësinore Evropiane ESA, kjo flluskë është produkt i një shpërthimi të nisur 14 milionë vjet më parë të 15 supernovave.

Si pasojë e shpërthimit është pastruar kjo zonë e hapësirës, e cila përllogaritet të jetë rreth  një mijë vjet dritë diametër. Dhe sistemi ynë diellor ndodhet pikërisht në mes të kësaj zone bosh.

Sipas kalkulimeve Flluska Lokale, është kështu siç e njohim sot pasi një sere shpërthimesh gjigande të cilat kanë spostuar jashtë pluhurat kozmikë  e gazra duke e pastruar të gjithë hapësirën.

Vetëm 5 milionë vjet më parë dielli hyri në këtë flluskë dhe sot ndodhet në pikën perfekte të qendrës së saj, ndërsa çdo material që u shty në kufijtë e flluskës shërben sot si djep I lindjes së yjeve të reja.

Klan News