Zbulohet origjina e metaleve të çmuara

Zbulohet origjina e metaleve të çmuara

10:00 18/06/2019

Floriri, platini dhe metalet e tjera të çmuara i kemi dhuratë nga shpërthimi i një supernova. Kjo është arritur të vërtetohet nga simulimet në superkompjuter, me ndihmën e të cilit merr zgjidhje edhe një ndër misteret e origjinës së këtyre elementëve. Zbulimi që konsiderohet si revolucionar, është kryer nga universitetet Guelph në Kanada dhe ai amerikan Columbia dhe është publikuar në revistën shkencore Nature.

Rezulton se 80% e elementëve të rënda në univers, si ari, platini, apo ato radioaktive si Plutoni dhe Uranium, me shumë mundësi janë formuar nga shpërthimi i një ylli me masë 30 herë më të madhe se ajo e Diellit tonë. Më pas këta elementë kanë përfunduar në retë e pluhurave dhe gazrave, prej të cilave lindi edhe universi ynë.

Deri më sot mendohej se metalet e çmuara kanë lindur si pasojë e përplasjeve mes yje neutronesh. Por konfirmimi i plotë thonë kërkuesit do të mund ta kemi në vitin 2021 me teleskopin hapësinor të NASA-s, që do të nisë eksplorimet në këtë fushë.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi