Zbulohet paga marramendëse e pasardhësit të Ertugrul


Zbulohet paga marramendëse e pasardhësit të Ertugrul

13:49 13/09/2019

Teksa të gjithë po presin nisjen e “Dirilis Osman”, që do të jetë vazhdim i serialit të rekordeve në audiencë “Dirilis Ertugrul”, media turke ka publikuar edhe shumën që do të përfitojë aktori kryesor.

Sipas “Sozcu”, Burak Ozcivit, i cili do të luajë rolin kryesor të Osmanit, djalit të Ertugrul, do të paguhet 325 000 lira turke për çdo seri (rreth 57 000 dollarë).

Burak Ozcivit

Kjo shumë është surprizuese duke pasur parasysh se Turqia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike.

Kështu, sipas medias turke, Ozcivit, i cili për rolin e ri ka marrë edhe trajnime kalërimi dhe luftimi me shpatë, do të arrijë përfitime mujore prej rreth 1 300 000 lira turke (rreth 230 mijë dollarë).

Përkrah Ozcivit, në serialin e shumëpritur do të luajë Aslihan Karalar.

Aslihan Karalar

/tvklan.al







Të ngjashme