Të dyja palët në marrëveshje, por shifra që do ylli francez vështirëson negociatat

Paris Saint-Germain duket se është shokuar nga kërkesa e Kylian Mbappes për të rinovuar kontratën me ta.

Të dyja palët ka kohë që janë në bisedime për marrëveshjen e re, por ajo tani duket më larg se kurrë.

Ylli francez i ka bërë të ditur PSG-së për të nënshkruar kontratën, duhet të ofrojnë 700 mijë euro pagë në javë.

Ndërkohë Mbappe mund të fitojë 36 milionë euro pagë në sezon, që është shuma mjaftë e lartë për PSG-në në këtë krizë që ka sjellë Covid-19.

Klubi francez po shpreson që të bind talentin 22 vjeçar që të fitojë një pagë më të vogël, në mënyrë që të mos kenë krizë financiare.

Në këtë situatë, Real Madridi mund të përfitojë për ta rrëmbyer Mbappen, mirëpo mund të ketë një marreveshje për një pagë më të ulët se sa ajo që kërkon nga PSG.

Klan News