Zbardhet përbërja e komisionit hetimor që do të ngrihet ne seancën e sotme plenare, për Presidentin Ilir Meta. ABC News mëson se kryetar i këtij komisioni do të jetë Ulsi Manja, ndërsa Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni, do të jenë anëtarë.

Seanca plenare do të nisë në orën 17:00 të ditës së sotme dhe komisioni pritet të ngrihet pas miratimit të rezolutës së përpiluar nga mazhoranca, ku renditeshin shkeljet, që sipas saj, ka kryer Presidenti lidhur me dekretet për zgjedhjet vendore. /ABC News Albania 24/7