Bota nënujore gjithmonë i ka suprizuar njerëzit me gjallesat e veçanta që ndodhen në të. Këtë herë një polumbar duke notuar në Mesdhe pranë ishullit të Maltës, ka hasur në një peshk të cilin e ka cilësuar si fantazëm, kjo për shkak të pamjes së tij transparente.

Video e xhiruar nga Raniero Borg bëri xhiron e botës, ndërsa vetë zhytësi është shprehur se në një eksperiencë 40-vjeçare duke eksploruar botën ujore, kurrë nuk kishte parë diçka të tillë.

Në momentin e parë dukej si një kandil deti në formën e një mini-balene ose një fetus të këtyre kafëshve, theksoi ai.

Zhytësi 61- vjeçar ka mbetur i befasuar pas zbulimit të kësaj krijese praktikisht transparente, me një gojë të madhe dhe një gjatësi rreth 30 centimetra.

Falë Institutit Ndërkombëtar të Oqeanit në Maltë, ai mësoi se është një lloj salpa, shpesh i ngatërruar si kandil deti. Një specie që arrin pjekurinë në 48 orë dhe mund të rritet deri në 10% çdo orë.

Kjo kafshë kurioze lëviz me tkurrje, duke pompuar ujë përmes trupit të saj xhelatinoz. Kur bëhet fjalë për të ushqyerit, ata nuk janë shumë selektivë dhe hanë gjithçka që u del para, por ushqimi i tyre i preferuar është fitoplanktonet.

Klan Plus