Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar botën më të nxehtë në universin që njohim.

Bëhet fjalë për një planet të quajtur TOI-1431b, i njohur gjithashtu si MASCARA-5b, i cili gjendet 490 vite dritë larg tokës. Gati dyfish më i madh se Jupiteri, planeti arrin temperatura që e tejkalojnë atë të yjeve të kuqë xhuxhë, në Rrugën tonë të Qumështit.

“Kjo është një botë si ferri… temperatura gjatë ditës arrin përafërsisht 2700 gradë Celcius dhe natën përafërsisht 2300 gradë Celcius. Asnjë lloj jete nuk do të mund të mbijetonte në atmosferën e tij. Në fakt, temperatura gjatë natës e këtij planeti është e dyta, më e nxehta e matur ndonjëherë më parë”, tha Brett Addison, nga Universiteti i Southern Queensland në një deklaratë.

Kjo temperaturë është në mënyrë domethënëse shumë më e lartë se ajo që nevojitet për të shkrirë pjesën më të madhe të metaleve, shumë prej të cilave do të bëhen të lëngshme edhe nën 2000 gradë Celcius. Titani shkrihet në 1670 gradë, platini në 1770 gradë dhe çeliku mes 1375 dhe 1530 gradë.

Megjithatë kjo botë nuk kap dot temperaturat e diellit, sipërfaqja e të cilit shkon në 5505 gradë.

Këto lloje planetësh, të njohur si ‘Jupiterë ultra të nxehtë’, janë të rrallë për t’u zbuluar. Ky është në veçanti edhe më i rrallë, pasi sipas ekspertëve orbiton në anën e kundërt të yllit të tij./tvklan.al