Zbulohet një planet i ri. Është gjigand, pa re, ndodhet 575 vjet dritë larg nesh dhe quhet Wasp-62b. Ka një atmosferë të pastër, që mund të studiohet shumë mirë. Madje shkencëtarët thonë se është e mundur të studiohet edhe përbërja e tij kimike, madje dhe historiku si është krijuar.

Pozicionohet shumë pranë yllit të tij, madje e përmbush rrotullimin rreth diellit të vet në vetëm 4 ditë e gjysmë.

Ky planet është identifikuar në vitin 2012, por është studiuar vetëm tani, nga grupi kërkimor i Qendrës amerikane për Astrofizikën Harvard and Smithsonian.

Vrojtimet e tanishme të atmosferës së këtij planeti janë realizuar falë teleskopit Hubble, që drejtohet nga NASA dhe ESA.

Astronomët thonë shpjegojnë se planetët pa atmosferë janë shumë të rrallë dhe studimi në fjalë mund të ndihmojë shkencën për të kuptuar më mirë mbi formimin dhe ekzistencën e tyre./tvklan.al