Zbulohet planeti i ri me rezerva ujore

Zbulohet planeti i ri me rezerva ujore

23:52 12/09/2019

K2-18b mund të jetë i banueshëm

Një planet i ri 110 vite dritë larg Tokës është zbuluar nga një grup shkencëtarësh të University College në Londër. Sipas tyre, planeti i pagëzuar si K2-18b, me shumë gjasë ka rezerva ujore.

K2-18b rrotullohet rreth një ylli të kuq në ujësinë e Luanit, sipas ekipit të studiuesve britanikë ai ndodhe në një “zonë të banueshme”.

Planeti i ri është dy herë më i madh se Toka dhe mund të konsiderohet absolutisht si kandidati më i mirë deri tani për të mikëpritur jetë jashtë sistemit tonë diellor.

Zbulimi i K2-18b shton shpresat se ky trup qiellor dhe të tjerë të ngjashëm me të zbuluar vitet e fundit, jo vetëm i kanë kushtet e duhura për jetën, por mund edhe të strehojnë gjallesa aktualisht.

Prania e ujit gjetkë në hapësirë ka qenë gjithmonë një shtysë e madhe për astronomët, për të pikasur një alternativë të jetës njerëzore në një të ardhme.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT