PLANETINjë tjetër planet i banueshëm, më pranë tokës se të gjithë planetët e pikasur deri më tani, është zbuluar nga astronomët britanikë të Universitetit “Queen Mary” në Londër.

Quhet Keptejn Bi dhe është 13 vite drite larg nesh. Shkencëtarët thonë se mundësitë që në këtë planet të ketë jetë janë mjaft të mëdha, pasi ai rrotullohet në një distancë larg yllit të tij, që konsiderohet si zona e banueshme. Në planetët që rrotullohen në këtë zonë, mundësia e egzistencës së ujit të lëngshëm është e madhe.

Në të njëjtën zonë me diellin ndodhet edhe toka. Planeti është 2.5 herë më i madh se toka. Por astronomët britanikë thonë se ai është më i vjetri i zbuluar deri më tani, 2 miliard vite më i ri se vetë universi, që nisi ekzistencën përmes me shpërthimin e njohur si Big Bang, 13. 8 mld vite më parë. Ylli, rreth të cilit rrotullohet ky planet quhet keptjen.

Por më i veçantë sipas shkencëtarëve është fakti që rreth këtij ylli rrotullohen gjithsej 2 planetë. I dyti është Keptejn Si, që është i pabanueshëm për shkak të temperaturave të ulta.

Vitet e fundit janë zbuluar një sërë planetësh të banueshëm dhe tashmë sipas shkencëtarëve ka ardhur koha për programe, përmes të cilave të hidhen hapa drejt një njohje më të mirë të tyre.

TV KLAN