Gratë e dyshuara si terroriste nga policia franceze janë besnike të Shtetit Islamik, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Gruaja 19-vjeçare e arrestuar gjatë të enjtes në Paris, kishte përgatitur një sulm terrorist me dy bashkëpunëtoret e saj, 23 dhe 39-vjeçare.

Një burim i hetuesisë franceze tha se autoritetet kishin gjetur një letër mes sendeve personale te njërës prej grave, ku shprehej angazhimi drejt Shtetit Islamik.

Policia franceze bëri me dije se gratë terroriste ishin përgjegjëse për makinën e braktisur dhe të mbushur me bombola gazi, që u gjet pranë katedrales Notre Dame, në Paris.

Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, një grua mbeti e vdekur, ndërsa dy të tjera u plagosen. Nga përplasja me terroristët mbeti i lënduar edhe një nga efektivet franceze.

Ndërkaq, Presidenti Francois Hollande përgëzoi policinë dhe bëri thirrje për një vigjilence edhe më të madhe.

“Një grup u shkatërrua, por ka ende të tjerë”, tha Hollande të premten, gjate nje konference për shtyp nga Athina.

Në nëntor, 130 persona humben jetën gjatë një sulmi të ISIS në Paris. Qe atëherë, Franca vijon të jetë në gjendje emergjence, e cila u zgjat pas ngjarjes në Nice, në korrik, ku mbeten të vrarë 84 persona./TV KLAN