Bashkia do të drejtohet nga një nënkryetar

Këshilli Bashkiak i Shkodrës shumë shpejt do të emëroje një nënkryetar për të drejtuar Bashkinë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme. Kjo është zgjidhja ligjore që ka vendosur të ndjeke mazhoranca pas vakancës që u krijua nga mosbetimi i Valdrin Pjetrit si kryetar i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, për shkak se kishte fshehur një dënim në Itali dhe pasi Presidenti i Republikës ka refuzuar të nxjerrë dekretin për ripërsëritjen e procesit.

Do të emërohet një nga nënkryetarët. Nëse nuk e ka bërë akoma Këshilli bashkiak i Shkodrës duhet ta bëjë”.

Ngerçi i krijuar me rastin e Shkodrës, thotë numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të reflektohet me ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor duhet reformuar edhe në pika të tjera, por Balla thotë se ndryshimet do të jetë vetëm sipas rekomandimeve të OSBE dhe jo me ndryshimin e sistemit, siç kërkon opozita parlamentare.

“Kemi një sistem shumë të mirë që është i ri dhe është provuar vetëm në 3 palë zgjedhje”.

Veç Shkodrës, zgjedhjet vendore mund të përsëriten edhe ne Vorë. Taulant Balla nuk i komenton akuzat e opozitës për Agim Kajmakun se ka fshehur një arrestim në Greqi, por thotë se socialistët janë në pritje të përfundimit të verifikimeve nga organet kompetente dhe siguron ata nuk do të behën mburojë e askujt që ka shkelur ligjin.

Tv Klan