Tupac Shakur do të festonte 50-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte gjallë. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë përkujtuar reperin e ndjerë ndër to edhe aktorja dhe producentja amerikane, Jada Pinket Smith duke ndarë në rrjete sociale një poemë të shkruar nga vetë reperi dhe të papublikuar më parë.

Tupac Amaru Shakur do të festonte 50-vjetorin sot në mesnatë. Ndërkohë që ne përgatitemi të festojmë për trashëgiminë e tij, le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë… mënyrën e tij me fjalë e tij. Këtu janë disa vargje që ndoshta ju mund të mos i keni dëgjuar më parë”, ka shkruar ajo duke  postuar në Instagram një video shoqëruar me një dedikim shumë prekës.

Smith ka treguar se Tupac i ka shkruar shumë letra dhe poezi, por kjo e fundit që ka ndarë me ndjekësit nuk është publikuar më parë. Në fund të poezisë së titulluar “Lost Souls” ai i shkruan “I joti, Tupac”. Reperi që bëri histori u vra në makinën e tij pas të shtënave me armë zjarri gjatë viteve ’90.

Klan News