Zbulohet proteina përgjegjëse për infertilitetin mashkullor, ose të paktën një ndër arsyet e këtij problem.

Quhet ‘Nell2’ dhe kur kjo nuk është aktive, pavarësisht se e pranishme, spermatozoidët nuk janë të gjendje të fekondojnë vezët.

Praktikisht kjo proteinë ndikon në ndezjen e spermatozoidëve duke ndikuar në pjekurinë e tyre e rrjedhimisht duke i bërë aktivë dhe në gjendje të jenë funksionalë.

Deri më sot nuk kishte asnjë provë shkencore për rëndësinë e proteinës ‘Nell2’.

Kërkuesit kanë zhvilluar eksperimente tek kaviet e laboratorit, dhe në rastin kur kjo proteinë ishte prezente por jo aktive, spermatozoidët lëviznin, por nuk arrinin rë hynin në tubat e mitrës për të fertilizuar vezën.

Sipas grupit të shkencëtarëve të Universitetit të Osakës, autorë të studimit, është arritur kështu të zbulohet në rrjedhë arsyesh që shkaktojnë infertilitetin mashkullor dhe që mund të ketë implikime të rëndësishëm në zhvillimin e terapive për kurimin e këtij problemi.

Klan Plus