Inxhinieri italian, i cili projektoi urën e Xhenovas që u shemb duke vrarë 43 persona, paralajmëroi rrezikun e amortizimit të urës, katër dekada më parë.

Riccardo Morandi shkroi një raport në vitin 1979, duke rekomanduar mirëmbajtjen e vazhdueshme të strukturës, shkruan

The Independent

.

Raporti i lëshuar 12 vjet, pasi ura me emrin e tij u inagurua, iu referua “humbjes së rezistencës kimike sipërfaqësore të betonit”, për shkak të ajrit të detit dhe ndotjes nga një fabrikë çeliku aty pranë.

Morandi, i cili vdiq në vitin 1989, këmbëngulte se projektimi i urës prej betoni ishte i saktë, por vuri në dukje rrezikun e amortizimit që nuk shihej në struktura të ngjashme të cilat ndodheshin në mjedise të ndryshme.

Ai paralajmëroi: “

Herët a vonë, ndoshta pas disa vitesh, do të jetë e nevojshme të bëhet një rikonstruktim për të hequr të gjithë gjurmët e ndryshkut dhe për të mbushur hendeqet”.

Inxhinier rekomandoi përdorimin e një rrëshire artificiale për të mbuluar përforcimet me materiale

“me një rezistencë shumë të lartë kimike”

.

Pjesët nga raporti u transmetuan në televizionin shtetëror RAI të dielën dhe u botuan në internet.

Një pjesë e madhe e urës u shemb më 14 gusht, duke vrarë 43 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Shkaku i ngjarjes është nën hetim dhe një ekip inxhinierësh të caktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kryen një inspektim paraprak të dielën, pasi ekipet e shpëtimit përfunduan kërkimet e tyre për të zhdukurit.

Roberto Ferrazza, kreu i ekipit qeveritar, tha se nga hetimi paraprak mund të sugjerohen një sërë shkaqesh të mundshme./tvklan.al