Zbulohet sekreti i fertilitetit mashkullor. Është një proteinë, Sam68, e cila fshihet pas procesit të prodhimit të spermatozoidëve. Sipas studimit të kryer së fundmi, rezulton se kjo proteinë vepron si një gardian, që sigurohet që genet dhe proteinat kryesore për formimin e spermatozoidëve të funksionojnë siç duhet.

Në eksperimentet tek kaviet e laboratorit është dalluar se në rastet që kjo proteinë nuk kryen funksionet e saj siç duhet, meshkujt shfaqnin probleme në riprodhim, ndërsa në ato raste kur kjo proteinë nuk ekzistonte, atëherë meshkujt ishin plotësisht sterilë.

Sipas kërkuesve, ky zbulim mund të ketë një rol thelbësor në praktikën klinike, pasi shumë lloje infertilitetesh mashkullore janë të mistershme, pra nuk dihen shkaqet. Ata shpjegojnë se zbulimi mund të hapë dyert e sistemeve të reja për klasifikimin e pacientëve që kanë problem tilla.

Klan Plus