Zbulohet sekreti i vajit të ullirit ekstra të virgjër. Ai lëshon një proteinë në gjak që mbron zemrën dhe ndikon në shëndetin kardiovaskular, duke evituar krijimin e mpiksjes së gjakut dhe rrjedhimisht infarktet.

Kjo është arritur të vërtetohet nga një kërkim i ekspertëve kanadezë të St. Michaels Hospital të Torontos në Kanada dhe është publikuar në revistën shkencore Nature Communication.

Proteina që përmban vaji i ullirit i papërpunuar është Apo-IV dhe ul kapacitetin e trombociteve që të agregohen dhe të krijojnë mpiksje të rrezikshme që bllokojnë arteriet. Kërkuesit kanë zbuluar mekanizmin që e bën këtë proteinë të kryejë këtë funksion të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular .

Tani studiuesit do të nisin punën për zhvillimin e terapive të reja parandaluese dhe mbrojtëse duke përdorur këtë molekulë që gjendet në vajin e ullirit ekstra të virgjër.

Klan Plus