Një ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “Opinion” tha se paketa financiare që kishte paraqitur PD, shkonte në një vlerë totale prej 1.1 miliardë dollarë, para të cilat shteti nuk i ka.

Por këtë të Premte në “Zonë e Lirë”, kreu i PD Lulzim Basha, tha se kjo shifër nuk është e vërtetë dhe se propozimi që partia e tij ka bërë, shkon me një total mujor prej 90 milionë euro.

“Ne e kemi bërë propozimin bazuar në nevojat akute të shoqërisë… Pra nevojat minimale për të mos i futur në kolaps. Pako totale kushton 90 milionë euro në muaj”. /tvklan.al