Zbulohet shkaku përse dy reperët janë zënë. Drake ka akuzuar Kanye West se ka qënë ai që i ka dhënë informacione duke zbuluar se mbante të fshehtë lindjen e djalit.

Gjatë pjesës së parë të programit televiziv “The Shop”, Drake tha se kishe pasur aq besim te Kanye sa i kishte treguar për djalin dhe problemet që kishte me nënën e tij.

Një tjetër arsye e zënkës së dy reperëve të famshëm është dhe kënga ‘Lift Yourself’ që këndohet nga West. Drake shprehet se shoku i tij e kishtë bërë për të këngën, por në fund ai ndryshoi mendje.

Dy reperat kanë qenë të përfshirë në një mosmarrëveshje prej shumë kohësh. Vetëm para disa javësh, u përfol se bashkëshortja e West, Kim Kardashian kishte pasur një lidhje me Drake. Por ishte Kanye ai që i hodhi poshtë këto thashetheme.

Klan Plus