Menaxheri i reperit thotë se 59-vjeçari ndërroi jetë për shkak të mbidozës së fentanilit

Pas 6 muajsh, është zbuluar shkaku i vdekjes së reperit Coolio, i cili  u gjend i pajetë në moshën 59-vjeçare në shtëpinë e mikut të tij në Los Angelos.

Sipas agjencisë së lajmeve Reutersl, Coolio ndërroi jetë nga mbidoza e fentanilit. Gjithashtu, në organizëm iu gjetën gjurmë heroine dhe metamfetamine.

Fentanili  u krijua për herë të parë ne vitet ’50 në Belgjikë, për të ndihmuar pacientët me kancer për të duruar dhimbjen. Duke marrë parasysh se është shumë i fortë, nisi të përdorej nga personat që merrnin drogë.

Coolio u bë i njohur për këngën e tij të vitit 1995 “Gangsta’s Paradise” e cila u përodr si kolonë zanore në filmin “Dangerous Minds”. Ai publikoi albumin e tij debutues, “It Takes a Thief”, në 1994,  ndërsa kënga “Lakeside” rezultoi një sukses. Reperi la pas 7 fëmijë dhe pritet që ata të nderojnë babanë e tyre të ndjerë në projektet e ardhshme.

Klan News