Zbulohet shtëpia ku strehohej i shumëkërkuari nga policia Talo Çela!



Zbulohet shtëpia ku strehohej i shumëkërkuari nga policia Talo Çela!

22:22 18/01/2021

Emisioni Uniko në Klan Plus ka shkuar në shtëpinë e familjes Haxhia në zonën e Spitallës në Durrës, aty ku për disa muaj strehohej i shumëkërkuari nga policia, Talo Çela.

Gazetari Spartak Koka ka intervistuar nënën dhe motrën e Viktor dhe Besmir Haxhiaj, dy vëllezërit që u vranë më 27 Prill 2020, ngjarje për të cilën Talo Çela është akuzuar zyrtarisht dhe është shpallur në kërkim. Në shtëpinë e vëllezërve Haxhiaj, Çela ka qëndruar deri nga Shtatori i vitit 2019 deri në Prill 2020, kur dhe u largua ditën kur u vranë dy Besmiri dhe Viktori.

Kjo është shtëpia e dy vëllezërve Haxhia, Besmirit dhe Viktorit në zonën e Spitallës në Durrës. Është një shtëpi dy katëshe ku ata kanë banuar prej 24 vitesh. Në hyrjen tjetër, në katin e dytë, ka jetuar për 6 muaj shumë i kërkuari Talo Çela, i cili është larguar nga kjo banesë, të paktën sipas dëshmisë së tij dhe sipas dëshmisë së familjarëve të Viktor dhe Besmir Haxhia, ditën dhe momentin pasi ka ndodhur krimi, pasi ka ndodhur vrasja e dy vëllezërve”, raporton nga vendngjarja gazetari Spartak Koka.

Vetë Talo Çela ka thënë në një intervistë për emisionin Uniko më 13 Korrik 2020, se ditën kur ndodhi vrasja e dy vëllezërve, ai ndodhej në shtëpinë e tyre ku po qëndronte prej disa kohësh pasi kërkohej nga policia për grabitjen e parave të Rinasit. Të njëjtin qëndrim e përforcuan edhe familjarët e dy vëllezërve që u vranë në atentat. /tvklan.al






Të ngjashme