Është vëzhguar për herë të parë reja e parë planetare e deformuar. Deri më sot mendohej se retë planetare apo disqet e tyre, të krijuara nga gazra, pluhura dhe elementë kimikë kozmikë, të ishin të sheshta.

Por në fakt, 1300 vjet dritë larg Tokës, në yjësinë e Ornionit, është zbuluar një sistem që quhet i trefishtë, i cili përbëhet nga 3 yje, një disk planetar të deformuar, me unazë jolineare, që përbëhet nga pluhura me masë 30 herë më të madhe se të Tokës. Kjo e fundit, e mjaftueshme për të krijuar dhe formuar planet të tjerë te rinj.

Pas këtij zbulimi, shkencëtarët kanë hedhur hipotezën se planetët që ndodhen jashtë sistemit diellor, mund të jenë të krijuar nga disqe prej gazrash dhe pluhurash kozmikë me forma të çuditshme dhe të ndryshme, përreth sisteme yjorë të shumëfishtë.

Pra, jo domosdoshmërisht, në gjithësi sistemet e ndryshme janë të njëjtë me sistemin tonë diellor, parametrat e të cilit nuk mund të merrën si etalon.

Sisitemi GW Orionis është arritur të vëzhgohet me anë të instrumentit Sphere të Very Large Telescope të Agjencisë Evropiane Hapësinore, në bashkëpunim me teleskopët Alma, një bashkëpunim ndërkombëtar, që përbëhet nga 66 radioteleskopë të vendosur në 5000 metra lartësi në shkretëtirën e Atacamës në Kili.

Klan Plus