Si zakonisht seanca nisi me bisedën e trajnerit, porositë e fundit për futbollistët dhe çfarë klërkohet prej tyre. Tekniku tashmë nuk do të mjaftohet vetëm me lojë të mirë. Italiani kërkon rezultat dhe gola, me pak fjalë duhet fitorja ndaj Jordanisë dhe gjithashtu edhe ndaj Izraelit për mbajtur një derë kualifikimi të hapur në Nations League si dhe për t’iu dhënë një përgjigje kritikëve.

Duke qenë se ajo me Izraelin është takim më i rëndësishëm, trajneri do të përdorë në miqësoren me Jordaninë lojtarët me më pak minuta në lojë. Strakosha në portë është një garanci, ashtu si Hysaj në mbrojtje. Besimin në këtë repart pritet ta kenë edhe Mavraj, Veseli i cili mund të zëvendësohet nga Dermaku dhe Gjimshiti.

Nga ajo që u pa në stërvitjen para ndeshjes në mesfushë pritet të aktivizohen xhaka, Basha, Lila dhe Lenjani. Në sulm do të provohen Grezda dhe Gavazaj por nuk përjashtohet aktivizimi i Balajt apo edhe i Uzunit.