Privatizimi i poligonit të qitjes në Spille nga biznesmeni i shpallur në kërkim Idlir Karkini ka zbuluar një ndër skemat më të sofistikuara të vjedhjes së pronës publike. Sipas Prokurorisë, ky person ka bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët e Hipotekës së Kavajës të cilët janë arrestuar.

Këta zyrtarë  kanë nxjerrë një Akt fiktiv të Marrjes së Pronesisë së Tokës dhe kanë përpiluar një konfirmim nga Këshilli i Qakut Tiranë për këto akte të pretenduara se vinin nga Hipoteka e Kavajës. Më pas është bërë regjistrimi në pronësi të banorëve të Komunës Kryevidh, e cila ka patur në admnistrim plazhin e Spilles. Banorët sipas Prokrurorisë nuk kanë pasur dijeni për falsifikimet pasi u ishin marrë kartat e identitetit duke i mashtruar se do ti regjistronin tokat në emër të tyre.

Këto toka më pas janë shitur tek persona të tretë dhe këtë rast poligoni është regjistruar në emër të biznesmenin të shpallur ne kërkim Idlir Karkini. Biznesmeni  është përmendur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në Ministrinë e Mbrojtjes, në vitin 2015, si fitues i një tenderi për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e radareve të Ushtrisë, edhe pse kompania e tij rezultonte se ishte vetem një dyqan celularesh në rrugën e Durrësit.

Por pavarësisht këtij auditi Prokuroria nuk ka hetuar edhe pse çështja u i është referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Perveç skemës së vjedhjes së pronës shtetëore hetimi i Prokuroisë ka zbuluar një tjetër skandal me ndërtimet e lokaleve që janë bërë në  plazhin e Spillesë. Për ngritjen e 27 objekteve është përdorur beton dhe nuk është respketuar planvendosja, duke rënë ndesh me lejet provizore.

Tv Klan