Një skulpturë mijëravjeçare prej porcelani është gjetur në Izrael. Mendohet se koka përfaqëson një Sovran që është përshkruar edhe në Testamentin e Vjetër, por identiteti i tij është ende i paqartë dhe ekpertët thonë se po studiojnë tre emra të mbretërive të ndryshme të epokës.

Objekti është 5 cm i lartë dhe është ruajtur në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Arkeologët mendojnë se skulptura mund ti përkasë lashtësisë, madje mund të jetë realizuar në shekullin e IX para Krishtit. Ata e kanë gjetur në një zonë pranë qytetit Metula në kufi me Libanin, një zonë që në lashtësi është e njohur dhe që përmendet në librin e Mbretërve në Bibël.

Specialistët thonë se statuja është një shembull i artit figurativ mjaft i rafinuar, duke pasur parasysh se mund ti përkasë epokës së Hekurit. Detajet të bëjnë të mendosh se mund të ketë qënë monarku i popujve me origjinë semitike.

Klan Plus