Rreth 25.000 vjet më parë, njerëzit përdorën kockat e mbi 60 mamuthëve për të ndërtuar një strukturë të madhe në Rusi. Arsyen nuk e di askush.

Kërkuesit kanë gërmuar për ta kuptuar, por ende nuk e dinë përse kjo strukturë është ndërtuar. E vërteta është që kjo nuk është shtëpia e parë prej mamuthi e gjetur në Rusi, por është më e vjetra dhe më e madhja, rreth 12.5 metra.

Kërkuesit gjetën shenja të kësaj strukture në vitin 2015. Gërmimet vazhduan për tre vjet, ndërsa një studim i detajuar me gjetjet u publikua këtë javë.

Kjo strukturë i përket Epokës së Akullit. Deri në këto momente strukturat më të vjetra datonin rreth 22.000 vjet më parë.

Shkencëtarët mendojnë se ato ndërtoheshin nga njerëzit në epokën e paleolitit dhe shërbenin si shtëpi gjatë dimrave. Sipas studimit, kockat ishin formuar në një formë rrethi pa një hyrje të qartë. Deri më tani, janë identifikuar kockat e 51 mamuthëve si dhe 64 kafka.

Brenda rrethit, u gjetën edhe shenja se ishte djegur dru. Megjithatë nuk ka shenja se ishte një vendbanim me kohë afatgjate. Studiuesit dyshojë se më shumë struktura është përdorur për disa elemente rituale./tvklan.al