Një studim i kryer së fundmi nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë, falë teknologjive të avancuara bioinformatike nxjerr në pah shkakun. Sipas tyre është mielina, shkaktari i parë i luhatjeve cerebrale, dhe që në të ardhmen studimet do të përqëndrohen pikërisht mbi të dhe rinovimin e saj në gjendje normale.

Shkencëtarët shpjegojnë se në tru, poshtë lëndës gri, ndodhet ajo e masë e bardhë, që zë gjysmën e tij. Përbëhet nga disa lidhje, që bëjnë të mundur pjesë të ndryshme të trurit. Këto lidhje, janë të veshura me një substanë që shërben si izolues, në mënyrë që të lehtësojë dhe mbrojë transmetimin e informacioneve. Mungesa e saj në izolimin e lidhjeve, ka pasoja shkatërruese mbi aktivitetin cerebral, si psh sëmundjet neurodegjenerative.

Sipas autorëve, gjatë fazës kërkimore në laborator, është vërejtur se mungesa e qelizave që janë përgjegjëse për prodhimin e mielinës, sjell më pas një zvogëlim të masës së bardhë të trurit, e cila ndiqet më pas nga humbja e lëndës gri.

Edhe gjatë plakjes cerebrale, vihet re pikërisht ky fenomen, në të njëjtën radhë. Si konkluzion, shkencëtarët thonë se gjatë plakjes, kjo substancë nuk prodhohet aspak. Do të duhen studime të mëtejshme për ta konfirmuar dhe për të gjetur mënyrën për nxitjen e prodhimit të kësaj substance gjatë gjithë ciklit jetësor.

Klan News