Zbulohet “super Toka e ngrirë”

Zbulohet “super Toka e ngrirë”

18:21 16/11/2018

Një super Tokë e ngrirë vrojtohet pranë planetit tonë. Ka një masë tre herë më të madhe se shtëpia jonë dhe orbiton rreth yllit Barnard. Ajo është e dyta për nga afërsia me diellin pas Alpha Centauri, ndodhet 6 vjet dritë larg nesh dhe është e pabanueshme.

Është arritur të zbulohet dhe fotografohet nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh dhe përshkrimi i këtij trupi qiellor është bërë në revistën “Nature”.

Ky planet ndodhet pranë yllit të tij, më afër sesa ndodhet Toka ndaj Diellit. Ky planet e përmbush në 233 ditë rrotullimin rreth yllit Barnard, yll i cili është më i vogël dhe antik se Dielli ynë.

Bernard, shpjegojnë shkencëtarët, ka një ndriçim shumë të reduktuar dhe energjia që çliron është sa 2% e asaj që Toka merr nga ylli i saj. Sipas analizave të para, rezulton se planeti B i sapozbuluar ka një temperaturë që shkon në -170 gradë celcius.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT