Faltorja e lashtë është gjetur pas kërkimeve në një zonë arkeologjike ne gadishullin e Sinait

Dalin ne dritë mbetje të një tempulli të Zeusit-Kasio në Egjipt. Zbulimi është në zonën arkeologjike të Tel al-Farma, qyteti antik i Pelusium, në Sinain egjiptian.

Gërmimet kanë nisur në afërsi të dy kolonave të mëdha prej graniti, që ishin porta hyrëse, që u shkatërruar si pasojë e një tërmeti antik. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit supreme të antikiteteve Mustafa Ëaziri, tempulli ka qenë i ndërtuar me tulla prej balte mbi një platformë më të ngritur dhe tavani mbahej nga kolona me granit rozë. Dhe ishin shkallë mermeri të mëdha që përdoreshin nga besimtarët për të mbërritur në zemër te tempullit.

Në afërsi të tempullit të vjetër janë gjetur gjithashtu blloqe të mëdha graniti rozë, që mesa duket përgjatë shekujve janë lëvizur për t’u ripërdorur në konstruksione të tjera religjioze.

Gjithashtu ka dalë në pah nga shkrime të gdhendura, se ka qenë perandori Adrian 76-138 P.K që urdhëroi ndërtime te tjera në tempull dhe Tito Flavio Tiziano, prokurator i Aleksandrisë, ka përmbushur ndërtimin.

Ky tempull fillimisht ka qenë i dedikuar vetëm Zeusit, pra hyjni greke, por më pas është shtuar edhe emri Kasios, duke bashkuar kështu religjione të mëvonshme dhe të ndryshme.

Klan News