Një nekropol i lashtë me 40 mumje dhe një gjerdan me një mbishkrim hieroglifik ku shkruhej ‘viti i lumtur’ është gjetur në jug të Kajros. Varret janë më shumë se 2 000 vjeçarë dhe i përkasin priftërinjve të Thothit, perëndisë së lashtë të hënës dhe mençurisë.

Ministri i Antikiteteve Halid el-Anani tha se ky është vetëm fillimi i një zbulimi të madh dhe se do të duhet të paktën pesë vjet për të punuar në nekropol.

Në mesin e këtyre varreve janë gjetur katër kavanoza alabastër të shkruara me hieroglife që mbanin organet e brendshme të mumjeve. Ky nekropol besohet se daton në të ashtuquajturën “Periudha e Vonë” e Egjiptit të lashtë dhe Epokës së Ptolemeut.

Klan Plus