Minj dhe kafshë të tjera të mumifikuara janë zbuluar në një varr pranë qytetit egjiptian të Sohag. Kafshët e mumifikuara u gjetën përreth dy trupave të mumifikuar dhe dhomës së varrimit. Ekspertët thonë se varri është më shumë se 2000-vjeçar dhe mendohet se dy mumjet janë trupat e një zyrtari të lartë të quajtur Tutu dhe gruas së tij.

Varri u zbulua në Tetor kur kontrabandistët u kapën duke kryer gërmime të paligjshme për të gjetur objekte të lashta, por lajmi është i ditur së fundmi, raporton BBC. Zyrtarët egjiptianë shpresojnë se këto gjetje do ta kthejnë qytetin në një pikë turistike dhe do të tërheqin vizitorë. Qyteti Sohag ndodhet në shkretëtirë 390 kilometra në jug të Kajros pranë lumit Nil.

Ekspertët tregojnë se përveç dy trupave të mumifikuar, u zbuluan edhe 50 minj, mace dhe zogj, gjithashtu të mumifikuar. Në këtë varr ishin vendosur edhe piktura dekorative, dhe zyrtarët egjiptianë e cilësojnë si “

një nga zbulimet më emocionuese në këtë zonë”. /tvklan.al