Zbulohet varri 2400 vjeçar/10 persona të varrosur në mënyrë të çuditshme


Zbulohet varri 2400 vjeçar/10 persona të varrosur në mënyrë të çuditshme

01:31 08/02/2018

Zbulim i jashtëzakonshëm ne Meksikë. Pranë kryeqytetit është gjetur një varr masiv 2400 vjeçar. Paleontologët theksojnë se veçantia e këtij vendi mortor është se në të janë gjetur eshtrat e 10 personave, të moshave të ndryshme, të vendosur në formë spirale galaktike sikur të simbolizonin rrethin e jetës dhe fazat e ndryshme të saj.

Mënyra e vendosjes së tyre është e veçantë dhe e pa hasur më parë, koka e çdonjërit e mbështetur në gjoksin e tjetrit. Eshtrat mendohet se i përkasin një popullsie precolumbiane, që populloi zonën për rreth 5 shekuj. Studimet e mëtejshme mbi to mund të hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës së kësaj popullsie. 

Arkeologët kanë vënë re se kafkat dhe dhëmbët e tyre janë të deformuar në të njëjtën mënyre, çka të nxjerr në konkluzionin se ishte një praktike ritual që tregonte statusin social ose vullneti për t’i ngjarë perëndive. Kulturat e hershme që populluan Amerikën Jugore janë të njohura për sakrifica të shumta religjoze dhe rituale komplekse mortore. 

Klan Plus






Të ngjashme