Zbulohet varri i një mbretëreshe të panjohur egjiptiane


Zbulohet varri i një mbretëreshe të panjohur egjiptiane

14:55 05/01/2015 A statue of the god Osiris in a vast 3,000-year-old Egyptian tomb is visible in this undated photogr..Një ekip arkeologësh çekë ka zbuluar varrin e një mbretëreshe të panjohur më parë egjiptiane, thanë autoritetet turistike të këtij vendi.

Varri ndodhet në Abu-Sir, një si i njohur në jug-perëndim të Kajros, i përdorur si varrezë monumentale për kryeqytetin e Egjiptit të lashtë, Memfis.

Ndërsa emri i kësaj mbretëreshe është Kentakaues. Besohet se ajo është ose nënë, ose motra e faraonit Neferefre, që ka mbretëruar rreth 4500 vjet më parë.

Arkeologët zbuluan, gjithashtu, në këtë kopleks edhe shumë objekte të tjera me vlerë historike, bakri dhe argjile.

Ky zbulim do të hedhë më shumë dritë rreth dinastisë së 4-të dhe 5-të të faraonëve egjiptianë, në periudhën e mbretërimit të të cilëve ka nisur edhe ndërtimi i piramidave të njohura.

Tv Klan





Të ngjashme