Deklarohet zbulimi i parë arkeologjik egjiptian për vitin 2018. Bëhet fjalë për varrin e një zonje të pushtetshme të 4400 viteve më parë, i cili gjendet pranë piramidës Chefren.

Në brendësi janë gjetur afreske të sofistikuar, të zbukuruar dhe të ruajtur në gjendje shumë të mirë, ndër të cilët edhe figura e një majmuni balerin. Sipas ekspertëve të historisë, majmuni në antikitet konsiderohej nga egjiptianet si kafshë e dashur shtëpiake.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat egjiptiane, të cilat citojnë Ministrin për Antikitetin, i cili theksoi se varri është zbuluar në një varrezë faraonike në Gizë aty ku ngrihen edhe tre piramidat më të famshme.

Zonja e varrosur aty i përkiste dinastisë së V, quhej Hetpet dhe ishte priftëreshë e Hathor, që ishte perëndesha egjiptiane e dashurisë dhe bukurisë.

Klan Plus