Gjendet varri më i lashtë i një homosapiensi në Afrike. Daton 78 mijë vjet dhe është zbuluar në  shpellën Panga ya Saidi në Kenya. Është sepulture e një femije rreth 3 vjec, të cilin arkeologët që e kanë zbuluar e kanë quajtur Mtoto, që do të thotë fëmijë në gjuhën Sëahili. Arkeologët dhe paleontologët që e kanë studiuar me hollësi shpjegojnë se gjetjet tregojnë se bëhet fjalë për një varrim të vërtetë, pra çka tregon se kjo formë nderimi dhe zakonore ekzistonte që në këtë epokë. Sipas autorëve, fëmija është mbuluar dhe varrosur shumë shpejt pas vdekjes, poshtë kokës ka patur një jastëk, gjë që vërteton edhe më tepër se tribuna respektonte dhe ndiqte ritet funerale.

Zbulimi tregon se varrimi, si formë kulturore, është mjaft i ngjashëm me ato të njeriut Neandertal në kontinentin tjetër, në Euroazi, sikurse e vërtetojnë gjetjet e deritanishme, më e lashta prej të cilave daton 120 mijë vjet më parë. 

Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare shkencore Nature.

Klan News