Zbulohet një yll i bardhë me një atmosferë jo të zakonshme. Ndodhet 150 vite dritë larg nesh dhe është vrojtuar e identifikuar falë teleskopit Gaia të Agjensisë hapësinore Evropiane ESA, që duke analizuar atmosferën e saj, rezulton të jetë e pasur me karbon, që nuk është e zakonshme për një yll të kësaj tipologjie.

Një yll i bardhë është ajo çfarë mbetet nga yje si Dielli që kanë djegur të gjithë energjinë e tyre dhe kanë humbur shtresat e tyre të jashtme.

Ekspertët shpjegojnë se në të tilla raste, në yjet e bardhë mbetet kryesisht një shtresë hidrogjen, rrallë edhe helium, por asnjëherë një miks mes karbonit dhe hidrogjenit.

Ky rast është i pari i këtij lloji që vrojtohet nga njeriu, dhe autorët e studimit hedhin hipoteza edhe për prejardhjen e saj,që mund të jetë rrjedhojë e shkrirjes mes dy yjeve të bardhë.

Gjithashtu as mosha nuk mund të specifikohet me metodat e deritanishme që njerëzimi dhe shkenca kanë në dispozicion. Sipas astronomëve shkrirja mes dy yjeve mund të jetë verifikuar rreth 1.3 mld vite më parë, por paraprakisht secili prej tyre ekzistonte prej më shumë miliarda vitesh. 

Klan Plus