Një aktore egjiptiane mund të dënohet me burg vetëm sepse zbuloi këmbët më shumë seç duhet. Rania Youssef kishte veshur një fustan të tejdukshëm dhe për këtë mund të dënohet deri në 5 vite burgim.

Veshja e saj ra në sy gjatë ceremonisë së festivalit të filmit në Kajro. Ajo do të dalë në gjyq më 12 Janar. Egjipti është një vend konservator me popullsi myslimane dhe ndjek rregulla strikte në shoqëri. Disa ligje të shtetit ndikohen madje edhe nga mësimet fetare.

Në vitin 2016, një shkrimtar egjiptian u dënua me 2 vite burg pasi në librin e tij kishte referuar raste të drogës dhe seksit.

/tvklan.al