Nëse ndani jetën me dikë, mendoni se dini shumë gjëra rreth tij, sidomos nëse keni fëmijë. Një nënë tha se ngeli komplet e shkatërruar kur zbuloi se bashkëshorti i saj fshihte një sekret shumë të madh prej saj.

Gruaja, e quajtur “Belinda” në mediat online, u shpreh se pas shumë vitesh martesë zbuloi diçka tronditëse, që ndryshoi gjithçka në jetën e tyre. Duke kërkuar diçka për të lexuar, hapi një libër të bashkëshortit dhe gjeti një kartolinë për “Ditën e Babait”, çka zbuloi jetën e tij dyfishtë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, ajo tha se bashkëshorti i saj Edi punonte shumë jashtë. Ai qëndronte 6 ditë në shtëpi dhe largohej për 8 ditë, por kjo nuk e bëri Belindën të dyshonte. Jeta e saj ishte një sfidë për të rritur dy vajza të vogla e vetme, por vijonte të mendonte se “ishin ende të dashuruar”.

Një kartolinë e fshehur brenda një libri, ku shkruhej “Për babin, gëzuar Ditën e Babit, me dashuri nga Nate”, ndryshoi gjithçka.

Belinda shpresoi që të ishte libri i ndonjë miku, por instikti i tha të investigonte. Menjëherë sapo Edi mbërriti në shtëpi, ajo e pyeti se kush ishte Nate.

Kaq mjaftoi që bashkëshorti i saj të rrëfente të gjithë historinë, që ishte më keq nga ajo që Belinda kishte imagjinuar. Ajo mendonte se bashkëshorti i saj kishte një fëmijë nga një lidhje jashtë martese, por rezultoi një situatë shumë më e keqe.

Ajo u shpreh:

“Rezultoi që isha unë lidhja jashtë martesore”

. Edi ishte i lidhur me një grua prej 10 vjetësh dhe po i mashtronte dy partneret, që ndodheshin në qytete të ndryshme. 

“Më tha që ishte përfshirë aq shumë sa nuk dinte si të dilte më prej kësaj situate”

, tregoi Belinda.

Bashkëshoshorti tradhtar vendosi që të vijonte marrëdhënien me partneren tjetër, i premtoi vajzave që do të kujdesej për to dhe u largua, duke e lënë Belindën të shkatërruar

.

/tvklan.al