Shoqëria ka shumë stereotipe dhe paragjykime për dashurinë. Si rezultat, njerëzit shpesh ndihen nën presion për të qëndruar në një marrëdhënie, edhe nëse nuk janë të kënaqur me të. Mos harroni se mund të jeni vetëm, por jo të vetmuar. Të jesh në një marrëdhënie të përkushtuar me veten ka shumë përfitime.

Duhet të kuptoni se marrëdhënia me veten tuaj është më e rëndësishme dhe vetmia është opsioni më i mirë.

1. Shpesh jemi fajtorë që jemi beqarë.

Kërkimet treguan se njerëzit vlerësojnë më negativisht burrat dhe gratë beqare. Beqarët përballen me lloje të ndryshme të diskriminimit që konsiderohet i ligjshëm dhe joproblematik. Kështu që kur dikush ju pyet se kur do të gjeni një partner, ata në të vërtetë po pushtojnë privatësinë tuaj.

2. Është më mirë të mësosh së pari të jesh i mirë me veten.

Sado që të përpiqeni, nëse nuk e doni veten nuk mund të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme. Vetë-dhembshuria do të thotë që të jesh i mirë dhe i kujdesshëm ndaj vetvetes. Njerëzit që janë në konflikt me veten e tyre priren të jenë kontrollues, dominues dhe gjykues.

3. Ju mund të zhvilloheni më shumë si individ.

Beqarët kanë gjithë kohën e tyre për vete. Ata mund të provojnë hobi të ndryshëm, të arrijnë ëndrrat e tyre më të çmendura ose të ndjekin karrierën e tyre. Beqaret kanë 2 herë më shumë gjasa të kenë një shtëpi, sesa burrat beqarë.

4. Beqarët në të vërtetë kanë marrëdhënie super të forta.

Ekziston një stereotip që njerëzit beqarë vuajnë nga vetmia, por kjo është shumë gabim. Fakti që nuk jeni në lidhje me askënd do të thotë që ka më shumë të ngjarë të keni lidhje më të forta me familjen dhe miqtë tuaj. Beqarët kanë më shumë të ngjarë të shoqërohen, të ofrojnë dhe marrin ndihmë nga familja dhe njerëzit e tjerë.

5. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, jeta juaj mund të jetë e mjerueshme.

Kjo dëshirë e vazhdueshme na bën të fillojmë të kërkojmë për një partner. Fatkeqësisht, ndonjëherë kjo do të thotë të ulësh pritshmërinë ose të heqësh dorë nga cilësitë e rëndësishme te një partner i mundshëm. Dashuria mund të krijojë varësi dhe ne mund të përfundojmë duke kërcyer nga “zemra në zemër” në një kërkim të dëshpëruar të një shoku shpirtëror.

6. Të qenit beqar do ju bëjë më të shëndetshëm dhe më të mirë.

Beqarët kanë më shumë të ngjarë të kenë një indeks më të shëndetshëm BMI, i cili çon në një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe më pak gjendje kronike. /tvklan.al