Zorra juaj e trashë është 5 metra e gjatë, por pavarësisht madhësisë së saj ne priremi t’i kushtojmë shumë pak vëmendje derisa të përballet me probleme. Zorrët luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe për këtë shkak nuk duhet t’i injorojmë ato.

Më poshtë keni të listuar 7 mënyra që do ju ndihmojë të mbani zorrën e trashë të pastër dhe të shëndetshme.

1. Shtoni vitaminën C në dietën tuaj.

Vitamina C, e gjetur në shumë fruta dhe perime, mund të ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë, sipas një studimi në 2015. Konsumoni lakër jeshile, brokoli, luleshtrydhe dhe limoni për zorrën e trashë dhe shëndetin e përgjithshëm.

2. Përdorni probiotikët, bakteret miqësore që mbrojnë zorrën e trashë.

Hulumtimet sugjerojnë që probiotikët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e mundshëm të kancerit të zorrës së trashë. Këto “baktere të mira” ndalojnë inflamacionin dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë e lëvizjes së zorrëve. Nivele të larta të probiotikëve gjenden në ushqime të fermentuara si kosi grek, uthull molle dhe tek disa lloje djathi.

3. Shtoni niseshte më rezistente në dietën tuaj.

Niseshtetë rezistente, që gjenden në ushqimet bimore si patatet, orizi, bishtajoret, bananet jeshile dhe drithërat, e bëjnë një zorrë të trashë të shëndetshme duke rritur mikroflorën e zorrëve. Gjithashtu, një studim i vitit 2013 mbi niseshtetë rezistente zbuloi se ato zvogëlojnë rrezikun për kancer të zorrës së trashë.

4. Pini më shumë ujë për të rregulluar tretjen.

Konsumimi i ulët i lëngjeve është një shkak i zakonshëm i kapsllëkut. Kështu që pirja e 1,5 deri në 2 litra ujë çdo ditë mund ta parandalojë këtë. Është e rëndësishme edhe përfshirja e frutave dhe perimeve që kanë një përmbajtje të lartë uji, si kastravec, kunguj të njomë, selino, domate, pjepër dhe luleshtrydhe.

5. Sigurohuni që të hani ushqime me shumë fibra.

Studimet kanë lidhur konsumin e lartë të ushqimeve të pasura me fibra me një rrezik të zvogëluar të kancerit të zorrës së trashë. Përveç kësaj, vaktet me shumë fibra ushqejnë bakteret “e mira” në zorrë që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe përmirësojnë çrregullimet e tretjes si sindroma e zorrëve të irritueshme, sëmundja e Crohn dhe koliti ulceroz.

Disa ushqime me shumë fibra që mund të bëjnë “të lumtur” zorrën e trashë janë mjedrat, bizelet jeshile, brokoli, thjerrëzat, fasulet dhe drithërat.

6. Çajrat bimorë mund të ndihmojnë në shëndetin e tretjes përmes zorrës së trashë.

Çajrat bimorë thuhet se janë të dobishëm për pastrimin e zorrës së trashë. Sipas një hetimi të kryer nga studiuesit australianë, ekziston një lidhje midis konsumit të çajit bimor dhe një rreziku më të ulët të kancerit të zorrës së trashë. Bimët laksative si aloe vera dhe rrënja e marshmallow mund të ndihmojnë në kapsllëk, por sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj para se të përdorni këto barëra, pasi ato nganjëherë mund të jenë të dëmshme. /tvklan.al