Emisioni “Sfida e Gatimit” në Tv Klan ju sjell sot dy receta të reja të cilat mund të provoni ti gatuani në shtëpitë tuaja.

Sfida sot ishte mes Arnoldit i cili punon si kuzhinier dhe pastiçieres nga Durrësi Brisilda, e cila ishte edhe fituesja e sfidës së djeshme.

https://youtu.be/b9pEx4qK5B0?t=16s

Në bashkëpunim me dy shefat Alfio Rrotani dhe Indrit Çela konkurrentet ia dolën të sjellin receta mjaft të shijshme dhe pjata të dekoruara bukur.

Arnoldi dhe Indriti kishin zgjedhur të përgatisin sot krep të mbushur me pançetë dhe kërpudha. Ndërkohë që Brisilda dhe Alfio përgatitën tiramisu.

Pasi përgatitën recetat ishte gjyshe Nadia, e cila i shijoi e para dhe zgjodhi si më të mirë recetën e Arnoldit, që do të jetë sërish nesër pjesë e emisionit për sfidën e radhës.

/tvklan.al