Astrologia Meri Shehu ka treguar në emisionin “Rudina” në Tv Klan se cilat nga shenjat e horoskopit kanë më shumë predispozicion të martohen apo të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre personale dhe intime.

Rudina Magjistari: Cilat nga shenjat e horoskopit këtë verë do vendosin të martohen?

Meri Shehu: Si asnjëherë pas 12 vitesh vendosin të martohen Virgjëreshët, kanë vitin e tyre. Në periudhën e verës iu jepet një shans paraprak për të vendosur për t’u martuar. Kurse ata që do fillojnë një bashkëjetesë ose do jetojnë me dikë tjetër në shtëpinë e tyre që quhet një fazë paraprake martese, ose do kalojnë nga një ndarje në martesë direkt janë Shigjetarët. Ata do ndryshojnë shtëpi, mënyrë jetese, domethënë kanë qenë diku në një ambient dhe do kalojnë në një ambient tjetër. Do kenë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

Po kështu janë dhe Binjakët, Jupiteri në shtëpinë e dhjetë i ndryshon prioritetet në jetë dhe shumë binjakë do të ndryshojnë dhe karrierën dhe stilin e një marrëdhënie. Duan një marrëdhënie që bie më shumë në sy për momentin, duan më shumë publicitet dhe do duan të martohen. Edhe Peshqit deri diku.

Rudina Magjistari: Do jenë martesa që do zgjasin ato që do ndodhin këtë verë?

Meri Shehu: Këto martesa do zgjasin, për këto katër shenja ndryshimin e jetës së tyre do ta kenë në mënyrë të dukshme ose do jenë këto më prioritaret për të marrë vendimet./tvklan.al