Zbuloni serialin më të ri turk në Tv Klan



Zbuloni serialin më të ri turk në Tv Klan

22:52 03/09/2020

“Babil” (Zgjedhja) premierë ekskluzive së shpejti në Tv Klan

Irfan, një profesor në Fakultetin Ekonomik pushohet pa të drejtë nga puna. Drama e një babai që duhet të shpëtojë jetën e djalit të tij të sëmurë.

Teksa dyert i mbyllen një pas një, ai duhet të bëjë një “zgjedhje”. Sëbashku me shokun e tij të ngushtë arrin të krijojë skemën më të famshme piramidale që menjëherë bëhet mashtrimi më i madh financiar në vend.

A do të mundet Irfani të dalë jashtë aventurës së errët ku është futur? A do të mundet ai të sigurojë paratë për operacionin e djalit të tij?

Nga kompania e suksesshme “Ay Yapim” vjen seriali dramatik me kastin më të jashtëzakonshëm të aktorëve si asnjëherë më parë Halit Ergenç, Ozan Güven, Aslı Enver, Nur Fettahoğlu dhe Birce Akalay.

Paraja nuk është çdo gjë, ajo është e vetmja gjë, “Babil” (Zgjedhja) së shpejti premierë ekskluzive në Tv Klan. /tvklan.al




Të ngjashme