Tirana e Ze Maria do të luajë të shtunën në orën 18:45 në fushën e Skënderbeut, ekipit që kryeson renditjen. Trajneri i bardhebluve kërkon të arrijë një tjetër fitore pas asaj me Luftëtarin dhe nuk zgjedh asnjë rezultat tjetër.

Ze Maria,trajner i Tiranës:

Nuk e kam zakon që të luaj për barazim. Natyrisht që kemi përballë një ekip të mirë, kampionin në fuqi, luajnë në fushën e tyre dhe do të jetë e vështirë për t’i shënuar. Ne do të përpiqemi që të marrim 3 pikët.

Tiranës do t’i mungojë Erjon Hoxhallari për ndeshjen e javës së pestë, pasi është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë në takimin me Luftëtarin. Ze Maria pritet t’i besojë thuajse të njëjtit formacion si të sfidës së fundit që solli edhe fitoren e parë në kampionat.

Te Skënderbeu duan të vijojnë paraqitjet e mira që i kanë dhënë 10 pikë. Në ekip janë gëshetuar lojtarët me përvojë dhe të rinj, disa prej tyre pjesë e grupit prej kohësh.

Marko Radas, kapiten i Skënderbeut: 

Ne jemi Skënderbeu dhe nuk kemi ndërmend të lëshojmë, por kemi respekt për kundërshtarin.

Takimi do të luhet pa tifozë pasi Skënderbeu vuan ende dënimin e komisionit të disiplinës.

Tv Klan