Trajneri Ze Maria dhe presidenti i Tiranës Refik Halili janë ndarë me shtrëngim duarsh, duke e mbyllur bashkëpunimin. Fillimisht thotë se rezultatet ishin shkaku për largimin, por Ze Maria shton se edhe futbollistët e afruar nuk kishin karakteristikat e kërkuara prej tij.

“Ndarja është e pashmangshme për rezultatet jo të mira. Nëse ekipi nuk bën atë që kërkoj unë nuk ka arsye që të qëndroj. Nuk erdhën lojtarët me ato karakteristika që kërkova dhe jam përshtatur me cilësitë e tyre.”

Ndërsa Halili tha se “një trajner shumë korrekt. Më vjen që nuk e çuam projektin përpara. Vetëm rezultatet e ndërprenë këtë marrëveshje.”

Ze Maria nuk foli për arsye të tjera në brendësi të klubit duke uruar që problemi të ketë qenë vetëm ai dhe rezultatet të vijnë. Por kush do ta pasojë brazilianin te Tirana? Në ambientet e klubit flitet për Ardian Memën që aktualisht mban rolin e zv/trajnerit te Flamurtari. Presidenti bardhebluve nuk jep emra, por garanton se trajneri i ri mund të nisë stërvitjen me ekipin prej të shtunës.

“Trajneri do të jetë shqiptar dhe mund ta shikoni në stërvitje që nesër në Skënder Halili.”

Pas 8 javësh kampionat, Tirana ka vetëm 8 pikë dhe objektivi minimal i klubit për këtë sezon është një vend në kupat e Europës.

Tv Klan