Jose Marcelo Ferreira ose Ze Maria, siç njihet në fushat e futbollit, mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së premtes. Braziliani pritet të marrë drejtimin e Tiranës, ndërsa klubi lajmëroi prezantimin e trajnerit të ri mesditën e së shtunës.

“Besoj do të mbyllet në orët në vijim”.

Ish-futbollisti i Inter, Parma dhe Perugia i njohur tha se e njeh historinë e Tiranës dhe ambicia e tij është që ta rikthejë sërish në elitë.

“Është klubi me më shumë tituj në këtë vend. Edhe Juventus kaloi momente të vështira në Itali, të gjithë klubet mund të kalojnë momente të vështira. Ambiciet janë që të kthejmë Tiranën në Superligë, pasi një ekip me këtë histori nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë”.

Ze Maria ka një karrierë të shkurtër si trajner. Së fundi drejtoi një ekip në kampionatin e Kenias.

Tv Klan