Filozofia e luksit në arredim vjen në Shqipëri nga Zebrano Furniture! Marka ndërkombëtare e mobiljeve të cilësisë premium e deri tek ato luksoze tashmë hap dyert e showroomit të ri në Prestige Home Center!

Oltjon Rukaj, drejtor marketingu: Jemi shumë të lumtur që nga sot hapim dyert zyrtarisht të filozofisë luxury në arredim të Zebrano Furniture këtu në qendrën më të madh të arredimit në Shqipëri në Prestige Home Center. Zebrano është një emër jo pak i njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës në stilin e saj premium dhe luxury në arredim dhe tashmë zyrtarisht do të kemi mundësinë që të jemi më afër arkitektëve, projekteve të rezidencave, hoteleve apo edhe vilave sa i përket arredimit nga A në ZH.

Me një historik që daton që prej 1985 e deri më sot Zebrano, numëron mbi 40 showroome në mbarë botën. Zebrano është markë lider në dizajn, projektimin dhe realizimin e  projekteve me arkitektët në profilin e arredimit të rezidencave, hoteleve, zyrave apo vilave me stilin e saj autentik.

Oltjon Rukaj, drejtor marketingu: Një shoëroom i tillë si Zebrano sjell fjalën e fundit të teknologjisë dhe inovacionit në Prestige Home Center dhe jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju trendet e fundit në arredim në stilin luxury, por edhe premium gjithashtu që do të thotë një hap më afër drejt teknologjisë së fundit, një hap më afër inovacionit dhe një hap më afër stilit më perfekt në realizimin e projekteve tuaja në arredim.

Zebrano ju fton në showroomin e saj ekskluziv për t’ju prezantuar me koleksionin e saj më të ri të mobiljeve dhe për t’ju asistuar me projektet tuaja të arredimit!

Klan News