“Banorët e Gazës po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt jugut të Rripit të Gazës pasi kërkojnë siguri, ujë, ushqim dhe ilaçe që nuk janë të disponueshme në veri”, thotë një zëdhënës ushtarak izraelit.

Sipas asaj që raporton BBC bëhet e ditur se në një konferencë të mbrëmjes, Daniel Hagari sulmoi Hamasin për t’u fshehur pas popullatës civile dhe tha se kishte “humbur kontrollin” në veri.

Njerëzit po largohen “sepse ata e kuptojnë se Hamasi ka humbur kontrollin e veriut të Rripit të Gazës dhe janë më të sigurt në jug, ku ata mund të kenë ujë, ushqim dhe ilaçe atje,” tha ai.

Ndër të tjera Hagari konfirmoi se rruga e evakuimit veri-jug, e cila është hapur për dritare specifike gjatë ditëve të fundit, do të jetë e hapur nesër dhe u bëri thirrje njerëzve që “të largohen nga kthetrat e Hamasit”.

Ai tha se 50,000 njerëz ishin larguar nga zona e qytetit të Gazës sot.

Udhëheqja e Hamasit ishte “shkëputur” nga popullsia e Gazës, tha ai, dhe kujdesej vetëm për mbijetesën e tyre./tvklan.al