Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar ftesën e homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan për të vizituar Turqinë.

Lajmi është bërë publik nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili bëri me dije se dy liderët do të takohen shumë shpejt.

Presidenti Putin e pranoi me mirënjohje këtë ftesë. Dhe ata ranë dakord që sa më shpejt të zhvillojnë takimin,” tha Peskov.

Erdogan dhe Putin flasin periodikisht me telefon dhe kanë pasur një sërë vizitash reciproke vitet e fundit.

Ndërkohë pak ditë më parë Erdogan ka njoftuar se ai do të udhëtojë drejt Ukrainës dhe Rusisë, për të bërë rolin e ndërmjetësit për të shmangur luftën mes këtyre dy vendeve./tvklan.al